Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e 14 majit për dy bashkitë më të mëdha në vend, Tiranë dhe në Durrës, të fituara nga socialistët.

Të certifikuar, tashmë zyrtarisht Erion Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës me 158,856 vota, ku mundi në këtë garë Belind Këlliçin i cili mori 100,425 vota.

E ndërsa në Durrës, do të drejtojë Bashkinë për 4 vitet e ardhshme Emiriana Sako me 48,512 vota, teksa kundërshtari i saj, Igli Cara i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ mori 38,784 vota.

Një ditë më parë, Celibashi ka miratuar rezultatet e  zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë, në Shkodër, Lushnje, Kamëz, Fier, Berat, Elbasan, Vlorë dhe Korçë. Tashmë palët garuese në zgjedhje kanë të drejtë ankimi.