TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar procedurën për depozitimin, verifikimin dhe miratimin e listave shumëemërore të partive politike, dokumentacionin e regjistrimit të kandidatit të propozuar nga zgjedhësit në KQZ, si dhe përcaktimin e afateve për publikimin e listave të kandidatëve, për zgjedhjet.

Sipas udhëzimi të miratuar partitë do të depozitojnë në KQZ listën emërore të kandidatëve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Kjo do të thotë se kjo lista do të depozitohet para 5 majit.

KQZ nga ana e saj publikon listat e kandidatëve pas mbarimit të afatit për ankimim në Kolegjin Zgjedhor.  Këto ndryshime janë miratuar me konsensus të plotë.