TIRANË, 3 korrik 2013 –KQZ miratoi të mërkurën me 4 votat e anëtarëve të pranishëm, vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të votimit qarkut Dibër, Kukës, Korçë dhe Berat për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. 

Qarku Kukës ka në përbërje tre Zona të Administrimit Zgjedhor(nr. 9, 10 dhe 11) ku më 23 qershor u zhvilluan zgjedhjet normalisht. Sipas rezultateve në këtë qark, koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" fitoi 1 mandat. 

Pas verifikimit të tabelave përmbledhëse, KQZ sipas nenit 122 të kodit zgjedhor miratoi tabelën përmbledhëse të rezultateve për Qarkun e Korçës. Në zgjedhjet e 23 qershorit 12 mandatet e qarkut Korçë u ndanë 7 mandate për koalicionin e majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" dhe 5 mandate për koalicionin e djathtë "Aleanca për Punësim, Mireqenie dhe Integrim". 

Sipas rezultateve në Qarkun e Dibrës , koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" fitoi 3 mandat. 

Ndërsa në Berat, koaliconi i majtë mori 6 mandate dhe i djathti 2. 

Miratimi i tabelave të rezultateve në këto qarqe nuk ndryshon rezutlatin përfundimtar të 23 qershorit, i cili shpalli fitues koalicion e majtë me 84 mandate kundrejt koalcionit të djathtë, i cili mori 56 mandate.