Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar procesi i numërimit.

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, ose në të kundërt do të shkarkohen.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë procesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë procesin e numërimit”, deklaroi Hoxhaj.

Deri në orën 14:15 janë numëruar 52.6 % e kutive të votimit. Kur janë numëruar 2791 kuti votimi nga 5362 gjithsej, projeksionet parashikojnë një rezultat të thellë të PS-së duke numëruar deri tani 73 mandate, kundrejt PD-së me 43 mandate, LSI-së 19, PDIU-së 4 dhe PSD-së 1 mandat.