TIRANE – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar sot me votë unanime numrin e anëtarëve që partitë politike mund të propozojnë në Komisionet e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Kryetarja e KQZ-se, Lefteri Lleshi ka deklaruar pas votimit se KQZ-ja ka vendosur që Partia Demokratike të propozojë 2 anëtarë të KZAZ-ve, Partia Socialiste 2 anëtarë, LSI-ja 1 anëtar ndërsa 1 anëtar do ta propozojë PBDNJ-i.

 

Po ashtu, në këtë mbledhje Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve vendosi që Partia Demokratike të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numrat çift. ndërsa Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numer tek.