Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar pezullimin e numërimit të votave në KZAZ 15 në Kurbin.

Kryekomisionari Ilirjan Celibashi ka urdhëruar që prezent në këtë KZAZ të jenë edhe forcat policore:

URDHËROJ:

1.Pezullimin e procesit te numërimit në KZAZ nr.15, bashkia Kurbin deri në ora 16.00.
2. KZAZ nr.15 në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të marri masa që gjatë procesit të numërimit të jenë prezent në ambientet e vend numërimit të votave vetëm anëtarët e KZAZ dhe sekretari, anëtarët e grupeve të numërimit, vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, vëzhguesit e tjerë të akredituar, kandidatët dhe media, si dhe personeli teknik i autorizuar nga KQZ.
3. Ngarkohen KZAZ nr.15 dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij urdhri.