TIRANE, 6 maj 2013- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kërkesën e Dritan Priftit për të kandiduar i vetëm në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Katër anëtarët e KQZ-së kanë votuar unanimisht për regjistrimin e Priftit si deputet i pavarur në qarkun e Fierit.
Pak ditë më parë Prifti dorëzoi kërkesën në KQZ dhe deklaroi se do të kandidojë për një mandat si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit, duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni.
Sipas tij vendimi për të kandiduar si i pavarur u mor pas konsultimeve me zgjedhësit e tij.





