7 maj 2015 – Kandidatja e Durrësit nga PD, Grida Duma, nuk mund të jetë me këtë mbiemër në KQZ. Ndonëse në politikë e në qarqet akademike 38-vjeçarja njihet me mbiemrin e saj, në dokumentet zyrtare ajo mban mbiemrin e bashkëshortit, Shqina. Anëtarët e KQZ-së kanë debatuar mes tyre për regjistrimin e kandidates, por në fund është vendosur që ajo të paraqesë dokumentin e rregullt, në mënyrë të ligjshme.

Edhe në posterin zyrtar, kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, mban mbiemrin e vajzërisë. Duket se këtë zgjedhje e ka bërë dhe për shkak të origjinës së saj durrsake, ku pretendon të fitojë mandatin e parë si kryebashkiake.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”