Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokatike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për komisionerë në KZAZ.

Kërkesa u rrëzua sot (23 maj) me 4 vota pro dhe një kundër.

PD dhe LSI depozituan të shtunën (18 maj) pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor.

Ishte Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso i cili u paraqit në KQZ të shtunën bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, për të dorëzuar listën me emrat e komisionerëve.