Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në rang vendi është e lartë. Sipas KQZ-së deri tani kanë raportuar 1717 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 38.02%.

Sipas KQZ-së deri tani  në qarkun Durrës kanë marrë pjesë 35.81% e qytetarëve në votime, ku kanë raportuar 153 qendra votimi nga 481 që janë në total, përkthyer në votues janë 40603 nga 113372 që janë në total.

Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 43.33%.