Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se në Durrës deri në orën 17.00 kanë marrë pjesë në  votime 42.02% e qytetarëve .

 E përkthyer në votues bëhet me dije se në Bashkinë Durrës kanë votuar 31854 qytetarë, në Bashkinë Shijak kanë votuar 3911 qytetarë , në Bashkinë Krujë kanë votuar 16014 qytetarë.

Deri tani kanë raportuar 161 nga 481 QV në qarkun e Durrësit.

Ndërsa pjesëmarrja në rang vendi është 43.56%, ku kanë raportuar 2031 nga 5199 QV.

Pjesëmarrjen më të madhe në votime deri tani e ka qarku i Dibrës.