Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se në Durrës deri në orën 18.00 kanë marrë pjesë në votime 43.36% e qytetarëve.
E përkthyer në votues bëhet me dije se në Bashkinë Durrës kanë votuar 32355 qytetarë, në Bashkinë Shijak kanë votuar 3712 qytetarë , në Bashkinë Krujë kanë votuar 14386 qytetarë.
Deri tani kanë raportuar 153 nga 481 QV në qarkun e Durrësit.
Ndërsa pjesëmarrja në rang vendi është 45.40%, ku kanë raportuar 1919 nga 5199 QV.
Pjesëmarrjen më të madhe në votime deri tani e ka qarku i Dibres.





