TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall fituese kompaninë spanjolle INDRA për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të votave në qarkun e Fierit.
“Kjo kompani në ofertën e saj financiare ofroi shifrën prej 1,548,475 euro pa TVSH për realizimin me shërbim të këtij projekti dhe pas negociatave të zhvilluara u arrit në vlerën përfundimtare prej 1,381,075 euro pa TVSH. Ju bëj me dije se vlera blerjes së këtyre pajisjeve të ofruara nga kjo kompani ishte 2.457.845 euro pa TVSH. Në këto kushte Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që kjo kompani të ofrojë vetëm shërbimin për realizimin e Sistemit Elktronik të Numërimit të Votave në qarkun e Fierit kundrejt vlerës 1,381,075 euro pa TVSH”, thuhet në njoftimin për media të KQZ.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përfundoi gjithashtu shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumenatcionit administrative-ligjor të paraqitur nga kompanitë pjesmarrëse në procedurën konkuruese për realizimin e Sistemit Elktronik të Verifikimit të Zgjedhësve në qarkun e Tiranës.
“Në përfundim të fazës së parë të vlerësimit të të këtij dokumantacioni nga të pesta kompanitë që paraqiten interes, Komisioni I Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi dy klompani, dhe konkretisht, kompanitë “ INDRA’’ dhe Bashkimi i kompanive Morpho & Aleat të cilat në datën 15.shkurt 2013 do të paraqesin ofertat e tyre financiare për realizimin e projektit të mësipërm. Për ecurinë e kësaj procedure do t’ju njoftojmë në ditët në vijim”, përfundon njoftimi për shtyp i KQZ.





