Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot fondin e parave për partitë politike për vitin 2018.

Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, e ndjekur më pas nga PD-ja, LSI-ja e me radhë deri tek LIBRA e Blushit apo PDS-ja e Milos.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet: “Për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, për vitin 2018”.

KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekë, partive si më poshtë:

1) Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë

2) Partia Demokratike, 51.808.975 lekë

3) Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë

4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë

5) Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë

6) Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë

KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme të vendimmarrjes për projektvendimin, “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2018”.