Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin kryetarëve të zgjedhur për bashkitë: Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Krujë.
I është dhënë zyrtarisht mandati i tretë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
KQZ i ka dhënë mandatin edhe Emiriana Sakos në Bashkinë e Durrësit.
Gjithashtu Pjerin Ndreut në krye të bashkisë Lezhë, Sotiraq Filos në Korçë, Ermal Dredhës si kryebashkiak në Vlorë dhe Artur Bushi në Bashkinë Krujë.