Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.
KQZ njofton se ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Nga ana tjetër, institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.
Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre.
Klikoni këtu për dokumentin e plotë.