Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli me një deklaratë ditën e sotme duke i bërë thirrje partive politike të emërojnë urgjentisht komisionerët për qendrat e votimit.
KQZ thotë në deklaratë se jemi 10 ditë para zgjedhjeve dhe se nuk ka më kohë për trajnimin e Komisionerëve.
“10 ditë para zgjedhjeve ende nuk janë emëruar komisionerët për QV-të. Urgjent emërimi i komisionerëve, nuk ka më kohë për trajnimin e tyre“, thuhet në deklaratë.





