TIRANE, 29 maj 2013 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë paratë për fushatë partive politike.
Shuma që u jepet subjekteve politike nga buxheti i shtetit është ndarë nga një formulë e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Sipas përllogaritjeve, Partia Socilaiste edhe pse ka fituar më pak deputet në zgjedhjet e 2009-ës, fiton më shumë para.
Gjithsej, PS do të marrë mbi 260 milionë lekë të vjetra, ndërkohë që PD do të marrë mbi 255 milionë lekë të vjetra.
Nga paratë e taksapaguesve do të përfitojnë për fushatë edhe LSI, PR, PSD, PBDNJ, PDIU dhe PDK.
Pas vendimit të KQZ-së i takon Ministrisë së Financave që të marrë masat e nevojshme për të kaluar këto para në llogari të partive politike.





