Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot në lidhje me masën e shpërblimit për anëtarët e ZAZ-ve, KQV-ve ndhe grupet e numërit që do të përfshihen në zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas draftit të administratës së KQZ-së, për kryetarin e ZAZ-së parashikohet një masë shpërblimi prej 65 mijë lekësh për periudhën nga ngritja e këtij komisioni deri në përfundimin e zgjedhjeve.

60 mijë lekë për anëtarët e ZAZ-ve dhe sekretarin, ndërsa për kryetarin dhe sekretarin e KQV-së propozohet shpërblimi 40 mijë lekë kurse për anëtarët shuma 35 mijë lekë.