Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për zëvendësimin e Tom Doshit në Kuvend.
Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ njoftoi se mandat do t’i kalojë kandidates së renditur e treta në listën shumë emërore, Jetmira Rraboshta.
“Vendosim dhënien e mandatit të deputetit të kandidatit të radhës të PSD, Jetmira Raboshta. Ky vendim hy në vendim menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor”, tha Celibashi.
Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.





