KQZ ka miratuar zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Shkëlqim Bullari merr mandatin e deputetit të PS, Besjan Ajazi në qarkun Elbasan.
Rikthehet në parlament Asllan Dogjani.
KQZ i jep mandatin, që dorëzoi deputeti Belind Këllici në qarkun e Tiranës.
KQZ i jep mandatin Ludovik Hasani që zëvendëson deputetin Zef Hila në qarkun Shkodër.
Ikën Luçiano Boçi dhe zëvendesohet nga Qani Xhafa në qarkun Elbasan.