KQZ është mbledhur sot për t’i dhënë mandatet 4 deputetëve të rinj nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i japë mandatin e deputetit kandidatit Edmond Abazi, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish-deputetin e LSI-së Endrit Braimllari.

Po kështu KQZ i ka dhënë mandatin dhe Aurora Marës nga lista e kandidatëve për deputetë të LSI-së e cila zëvendëson ish-deputetin e Dibrës Përparim Spahiu.

Enver Roshi në qarkun e Elbasanit po kështu do të jetë deputet i LSI-së në Kuvend, në vend të Edmond Haxhinastos. Ndërsa në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në fletoren zyrtare. Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda 30 ditëve nga shpallja e vendimit.