Të pabindurit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që këtë të hënë të marrin mandatin e deputetit.
Të premten 4 kandidatë nga lista e LSI-së dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.
Në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi do të zëvendësohet nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.
Mandati i Endrit Braimllarit do t'i kalojë Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i japë Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.
Ndërsa në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos do ta marrë kandidati që vjen pas tij, Enver Roshi.
Këto 4 deputetë të rinj do t'i bashkohen 2 deputetëve Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.





