Nuk ndodh shpesh që gruaja dhe ish-gruaja e të njëjtit person të kenë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën dhe aq më shumë të jenë shoqe.
Po nuk është ky rasti me Delina Ficon dhe Linda Ramën. Mesa duket përveç dashurisë që kanë ndjerë në kohë të ndryshme për Ramën, dy zonjat i bashkon edhe miqësia me njëra-tjetrën.
Delina Fico dhe Edi Rama kanë qenë së bashku për një periudhë më shumë se gjashtë vjeçare, ndërsa bashkë nuk patën trashëgimtarë. Me Lindën Rama ka disa vite martesë dhe nga kurorëzimi i martesës së tyre ka lindur dhe Zaho.
Delina dhe Linda janë kapur së bashku dje në “Bllok”, nga një foto e publikuar nga “Syri.net”. Në këtë mënyrë ato i kanë dhënë fund aludimeve se largimi i Çuçit (bashkëshorti aktual i Delina Ficos) nga ministër, sipas “thashethemeve roze” ishte kërkese xhelozie e Linda Ramës për burrin e ish-gruas.





