Vdes tragjikisht një shqiptar në Itali teksa ishte në vendin e punës.

Viktimë ka mbetur shqiptari nga Kosova, Shpejtim Gashi, 44 vjeç. Ai humbi jetën pasi u godit nga krahu mekanik i pajisjes robotike me të cilën ishte duke punuar.

Mediet italiane raportojnë se vetë kompania e mobiljeve “3B” në Salgareda ka lëshuar një njoftim ngushëllimi pas ngjarjes.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Shpejtim Gashi la pas gruan dhe tre fëmijë, të cilët jetonin në Ponte di Piave poshte Treviso.