Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ndodhet në SHBA, ku është takuar me zyrtarin e lartë, Todd Robinson në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi, zyrtari i lartë i DASH e ka siguruar Krajën se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Drejtuesi SPAK takon z.Todd D. Robinson, Assistant Secretary në Departamentin Amerikan të Shtetit u diskutua në lidhje me arritjet e SPAK dhe sfidat për të ardhmen. SHBA do vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.”, thuhet në faqen e SPAK.