Blerim Krasniqi, sulmuesi kryesor i Teutës është rikthyer në Korçë si protagonist sot, duke shenuar, ndërsa Teuta mori tri pikët e radhës dhe tashmë durrsakët janë më të qetë psikologjikisht.
Blerim Krasniqi që u rikthye si “ish” në stadiumin “Skënderbeu” ka pohuar: “Ndjehem mire, pasi morëm tri pikët por edhe golat, ishte ndeshje e vështirë në fushë dhe letër se Skënderbeu ka treguar në ndeshjet e fundit se ka luajtur futboll dhe ka pasur pritshmëri për të rinjtë, më rëndësi ishin tri pikët.”
“Ishin dy golat e parë në kampionat, ndjehem mirë, por më prek pak që i shënova ish-skuadrës, më rëndësi kanë tri pikët, nuk kan rëndësi kush i shënon golat në ndeshje. Kemi pasur probleme ndaj është më e ëmbël kjo fitore”, – tha pas ndeshjes sulmuesi Krasniqi.
“Ka ndikuar edhe pjesa e ngërçit të golave, mendoj se nuk bëra ndonjë festim të madh, më vjen mirë që Skënderbeu të ngjitet si ekip. Ka shumë skuadra për titull, jemi pretendentë, por ka akoma kohë për të folur për titullin”, – tha Blerim Krasniqi, sulmuesi kavajas, i Teutës së Durrësit.





