Robin Krasniqi do të kërkojë të mbajë lart ngjyrat e flamurit kombëtar. Në sfidën antipastë të titullit botëror për peshat super të mesme kundër gjermanit me origjinë armene, Abraham, 29-vjeçari shqiptar synon të çelë rrugën për duelin e titullit botëror disa muaj më pas.Me 50 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, ku numëron 46 fitore, 17 prej të cilave me nokaut, Krasniqi ka nisur përgatitjet për përballjen që do të zhvillohet në 22 prill dhe që në Gjermani konsiderohet “dueli i vitit”.
Në konferencën për media, Krasniqi shprehet i emocionuar, pasi bëhet fjalë për një sfidë prestigjioze.“Më 22 prill, unë mund të shkruaj historinë për popullin shqiptar. Populli im si në Kosovë dhe në Shqipëri nuk më konsideron vetëm si një sportist, por si një pjesëtar i familjes së tyre”, thekson Krasniqi.Ndërkohë rivali i Krasniqit, 37-vjeçari Abraham, ka lindur në Armeni dhe mban pasaportë gjermane. Në karrierën e tij numëron 50 sfida me 45 fitore dhe 5 humbje. Ai ka një karrierë të pasur si kampion bote në peshat e mesme dhe dy herë kampion bote në kategorinë super të mesme.Sipas organizatorëve, fituesi i duelit Krasniqi-Abraham do të sfidojë boksierin meksikan Gilberto Ramirez, mbajtës i gjerdanit WBO, në Las Vegas brenda vitit 2017.