Blerim Krasniqi ishte një nga afrimet e bujshme të skuadrës durrsake në verën e shkuar. Nga Besa, te Apolonia, në Korçë dhe vjet në Durrës. Blerim Krasniqi është një futbollist potent dhe një sulmues i cilësuar si talent pak vite më parë, duke luajtur edhe me përfaqësueset kuqezi, deri në U-21.

Në lidhje me ndeshjen kundër Kukësit e fituar nga durrsakët Blerim Krasniqi ka pohuar: “Në radhë të parë ishim më shumë të fokusuar te fitorja, pavarësisht se kush shënon apo arrin te goli. Unë kisha kontraktim gjatë ndeshjes e nuk isha në 100% ndaj u tërhoqa pak në fushë”.

“Çdo sulmues matet me gola, duhet të jem afër portës. Por vij pas një faze pushimi për dëmtim pas Europës dhe nuk jam ende në 100% të fornës sime”.

“E kam vuajtur golin në ndeshjet e fundit, por mendova të bëj më të mirën për ekipin. Dëshirën e golit e ka çdo sulmues”, – tha sulmuesi shtatlartë që synon të fitojë titullin në Durrës këtë sezon.