Gjatë monologut në skenën e Teatrit Kombëtar, moderatori i njohur, Adi Krasta i quajti me ironi drejtuesit e sotëm si “stars”, ndërsa tha se nuk janë kryeministra.

Krasta u shpreh se sot nuk guxon t`u drejtosh pyetje njerëzve të qeverisë, sepse do të përballesh me sharje, fyerje deri në kërcënime.

“Kryeministrat sot janë stars, nuk janë kryeministra dhe nuk drejtojnë në mënyrë kryeministrore. Ata janë njerëz që jetojnë për televizionin tani. Është populizmi që ka ardhur në fokus. Bërja qesharake e temave më jetësore të vendit. Provoni të flisni me njërëzit e kësaj qeverisje dhe të bëni ndonjë pyetje, provojeni po të keni qenë gazetarë. Përgjigje nuk merr kurrë, ha ndonjë të sharë vendëshe dhe sapo del nga shtëpia ke marrë kërcënime dhe të janë futur ata njerëzit që paguhen thesa lekë që të bëjnë çorapë online. Por është dhe më tej, tallja me njerëzit e thjeshtë, shfrytëzimi i një pjesë të shqiptarëve, mbetja në vend e hallexhinjve për të cilët rroga shtetërore është domosdoshmëri. Për këto ne flasim ditë për ditë, kolegët e mi flasin gjatë gjithë kohës.”