“Në Teatrin e ri dhe stadiumin e ri nuk kam për të shkelur kurrë”.

Betimi ka ardhur nga gazetari i mirënjohur Adi Krasta, gjatë bisedës në studion e SYRI TV me gazetarin Bledian Koka.

Krasta u shpreh se të dy këto objekte janë ndërtuar mes kundërshtimeve të mëdha.

“Unë vetë nuk kam për të shkelur kurrë në Teatrin dhe stadiumin e ri. Në stadiumin ‘Qemal Stafa’ kamë bërë vrap dhe kërcim së gjati, kam kujtimet e mia”, tha Krasta gjatë fjalës së tij.

“Ti largohemi të folurës partiake. Sepse do na fraksionojë mendimin. Ngjarja është dramatike”. 

Krasta tha në studion e Syri TV se në Teatrin e ri dhe stadiumin e ri nuk kam për të shkelur kurrë.

“Është një grupim që i mban. Është establishmenti i tyre që mban këta dy njerëz që marrin vendimet. Unë i ftoj të majtët në këtë vend”, është shprehur Krasta në studion e SYRI TV.