Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se për të dytin vit radhazi mësuesit do të përfitojë kredi për blerje banese me 0% interes.
Ministrja u shpreh se për këtë vit janë 90 kuota të vendosura në dispozicion të mësuesve për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese.
Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025.
POSTIMI:
Një tjetër mbështetje për mësuesit, me kredi me 0% interes, për të dytin vit radhaz.
Për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese.
Mësuesit mund të aplikojnë në e-Albania deri më datë 9 prill 2025.
