Vëzhgimi nga njoftimet e pesë përmbaruesve privatë, kështu dalin në ankand për borxhe ndaj huadhnësve financiarë 10 milionë euro
· Pastrimi i parave, transfertat e dyshimta të valutës drejt parajsave fiskale, lehtësimi i financimit të tregtisë së armëve me ndonjë bankë gjeorgjiane apo me ndonjë bankë Azeresip.sh. Kavkaz bank, lehtësimi i “shkëmbimeve tregtare” me banka kolumbiane, venezueliane apo me paraguajane, e shtyjnë në kohë të paevitueshmen, por nuk e shmangin dot
· Duhet vënë dorë edhe në rastin, kur ndonjë bankë mund të ketë aksioner me 4 apo 5% ndonjë kushëri rilindësi
· “Telebingoja” miliarda-dollarësh e Amerikës (armët kimike tëAsadit), nuk na ra se Sala, Lulushi e ca deputetë rilindas bashkë me ambientalistë leshi, nën dirigjimin e ambasadës me seli tek ish-shtëpia e Babë Myslymit, thjesht dogjën biletën fituese. Tashmë një “krrak” bankar do jetë më i dhimbshëm, më problematik
· Shitet në ankand objekti spitali gjerman 5,248m² truall dhe 2,884m² ndërtesë, 1.018.080.000 (një miliardë e tetëmbëdhjetë milionë e tetëdhjetë mijë) lekë (afro $10milionë dollarë)
Nga Gjergj Thanasi
DURRËS, 20 dhjetor 2013 – Në medien e shkruar dhe atë elektronike buçasin reklamat e pafund të bankave për kredi me kushte lehtësuese për të blerë çdo gjë nga shtëpitë deri te pushimet e fundvitit apo pagesa e studimeve të fëmijëve në shkolla private. Në deklaratat e rralla publike të guvernatorit të bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka terminologji ekonomike e bankare me shumicë, por thuajse zero transparencë për publikun, përfshirë edhe atë pjesë të publikut, që është i pajisur me së paku një diplomë universitare. Flitet për agregatin për kredi toksike, për ulje përqindjeje interesi e për çfarë nuk flitet. Bëhet thirrje, që bankat të rrisin kreditimin. Jepen siguri për gjendjen solide të bankave shqiptare, ndonëse me çerek-zëri përmendet edhe rrjedhja e qindra milionë eurove nga këto banka drejt homologeve të tyre jashtë Shqipërisë. Vetëm një gjë nuk kupton publiku i gjerë: si është gjendja e bankave shqiptare sot.
17 vjet më parë
Për koincidencë, nja 17 vjet më parë media u bënte jehonë përqindjeve të Sudes dhe investimeve fantastike të Alimuçës dhe Gjallicës, ndërsa shqiptarët mbanin radhë, e ndonjë rast, ziheshin edhe me grushte për të depozituar paratë në sportelet e firmave rentiere. FMN-ja foli në vjeshtën e 1996, kur tashmë dëmi ishte bërë dhe paralajmërimi i ngjante asaj shprehjes “afterpilafi”.Guvernatori i atëhershëm Luniku, u dërgonte letra pambarim Salës dhe Meksit, Dylberit dhe Ridvanit, por askush përveç “Kompetentit”, nuk e dinte se çfarë gjëme po u kanosej jo vetëm ekonomisë, edhe jetës së shqiptarëve madje edhe ekzistencës së Shqipërisë si shtet i pavarur.
Sot reklama sërish
Sot publiku nuk e di se çfarë letrash shkëmben (nëse vërtet lë gjurmë me shkrim) guvernatori me Boden dhe Berishën, Ramën dhe Canin. Sot publiku sheh vetëm reklama për kredi dhe për përqindje interesi, kur, faktikisht, dhënia e kredisë bëhet me dorë super të shtrënguar dhe interesat bankarë ulen dhe ulen. Vetëm një indikacion ka për publikun, që i lexon gazetat me vëmendje dhe ka aq tru sa të lexojë mes rreshtave dhe të “shtrydhë” informacion edhe nga lajmërimet e botuara në shtypin e përditshëm.
Intermexo sllovene
Rreth një vit më parë bankat sllovene gëzonin shëndet të plotë duke filluar nga Abanka Vipa e duke mbaruar me Unicredit Banka Slovenija. I vetmi problem i bankave sllovene ishte shtimi i njoftimeve në medien sllovene për ankande pasurish të patundshme të organizuara nga gjykata sllovene për pasuri të patundshme të borxhlinjve të këqij të këtyre bankave. Sot, pas një viti, bankat sllovene janë në telashe të mëdha. Bankat e një vendi të vogël si Sllovenia sot rezultojnë të “intoksikuara” me kredi të këqija në masën e 8 miliard eurove. Për të shpëtuar bankat sllovene nga asgjësimi (melt down) duhen minimum 5 miliardë euro të injektohen në këto banka për të bërë të mundur rikapitalizimin e tyre. Sllovenët si popull dhe bankierët sllovenë si profesionistë janë shumë më të kujdesshëm, shumë më me përvojë, shumë më profesionistë madje edhe shumë më të ndershëm se shqiptarët dhe bankierët e bankave që operojnë në Shqipëri. Rezultati është që Urosh Cufer, homologu i zotit Shkëlqim Cani, dhe Bostjon Jazmec, homologu slloven i zotit Fullani, po bredhin nëpër kancelaritë evropiane si çifuti nëpër shkretëtirë për të siguruar miliardat e eurove, që lipsen për të shpëtuar (bale out) bankat sllovene.
Vetëm në një ditë, njoftime për 10 milionë euro pasuri
Në shtypin e përditshëm shqiptar thuajse çdo ditë ka njoftime të zyrave përmbarimore private për ankande pasurish të patundshme të vëna si kolateral në banka të ndryshme nga borxhlinjtë shqiptarë. Vetëm në një numër të një të përditshmeje shqiptare pesë firma përmbarimore kanë botuar lajmërimet e tyre për shitje kolateralesh të borxhlinjve të këqij. Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesit po hyjmë në detaje. Firma përmbarues privat ZIG (shih faksimilen) ka njoftuar shitje kolateralesh me vlerë fillestare ankandi prej 88 000 eurosh dhe 11 659 426 lekësh. Firma e përmbaruesit privat ESPA ka nxjerrë në ankand kolaterale bankare me vlerë fillestare ankandi prej 2 905 220 eurosh dhe 17 026 240 lekësh. Firma e përmbaruesit privat Justitia ka nxjerrë në ankand kolaterale me vlerë fillestare ankandi prej 712 656 000 lekësh. Firma BSA (shih faksimilen) ka nxjerrë në ankand pasuri me vlerë fillestare prej 341 480 eurosh, ndërsa firma e përmbaruesit privatExecutive Litium ka nxjerrë në ankand kolaterale me vlerë fillestare ankandi prej 1 201 920 eurosh. Në total vetëm në një të përditshme, në një datë të vetme botimi, janë nxjerrë për shitje pasuri të patundshme me vlerë fillestare ankandi prej 5 203 340 eurosh dhe 746 869 666 lekësh. Përafërsisht 10 milionë euro. Për 5 përmbarues privat shuma shkon në 10 milionë euro të shpallura vetëm në një datë botimi, vetëm në një gazetë. Normalisht bëhet pyetja: po dhjetëra e dhjetëra firma të tjera përmbaruesish privatë sa milionë euro pasuri të patundshme(d.m.th kolaterale kredish toksike) kanë për të nxjerrë në ankand? Kjo situatë a nuk është e ngjashme me gjendjen e bankave sllovene një vit më parë, kur CEO-t e tyre mburreshin se kriza bankare e Greqisë apo Italisë apo edhe e Spanjës është e huaj për sistemin bankar slloven?
Transferta drejt Gjeorgjisë, Kaukazit, Amerikës Latine
Shqiptarët, publiku dhe bankierët, natyrisht, vuajnë nga shumë më tepër vese se sa sllovenët, prandaj arsyeja e shëndoshë na këshillon,që rreziku në bankat shqiptare nga kreditë toksike (kreditë e këqija) duhet të jetë më së paku sa ai në Slloveni. Me rënien e regjimit në 23 qershor, nuk ka mbetur më shqiptar, që t’u besojë përrallave me mbret se ekonomia shqiptare është e dyta në Evropë pas asaj gjermane. Vërtet, disa nga bankat shqiptare, ndryshe nga ato sllovene, e ndiejnë më pak toksikimin nga kreditë e këqija për arsye ekstra-bankare, por kjo nuk mjafton. Pastrimi i parave, transfertat e dyshimta të valutës drejt parajsave fiskale, lehtësimi i financimit të tregtisë së armëve me ndonjë bankë gjeorgjiane apo me ndonjë bankë Azeresip.sh. Kavkaz bank, lehtësimi i “shkëmbimeve tregtare” me banka kolumbiane, venezueliane apo me paraguajane, e shtyjnë në kohë të paevitueshmen, por nuk e shmangin dot. Firmat rentiere, ndër të tjera, merreshin edhe me aktivitetet e mësipërme, por përfunduan ashtu si përfunduan në vitin e zi 1997. Ka ardhur koha, që ekipi i Rilindjes të vërë dorë e të kurojë plagët e bankave shqiptare. Një “krrak” i bankave shqiptare do kishte pasoja edhe më të rënda sesa dështimi i menaxhimit të propozimit të aleatit amerikan për shkatërrimin e armëve kimike të Asadit. Duhet vënë dorë edhe në rastin, kur ndonjë bankë mund të ketë aksioner me 4 apo 5% ndonjë kushëri rilindasi.
Ambasada në ish-shtëpinë e Babës, Asadi dhe djalli nga shishja
“Telebingoja” miliarda-dollarësh e Amerikës (armët kimike tëAsadit), nuk na ra se Sala, Lulushi e ca deputetë rilindas bashkë me ambientalistë leshi, nën dirigjimin e ambasadës me seli tek ish-shtëpia e Babë Myslymit, thjesht dogjën biletën fituese. Tashmë një “krrak” bankar do jetë më i dhimbshëm, më problematik. Një ndërhyrje në kohë pakëson dhimbjet dhe shkurton afatet e rimëkëmbjes. Topi është në fushën e Kryerilindasit. Ai duhet ta finalizojë me gol ose përndryshe nuk është çudi, që në pranverë bashkë me rrëmetin të dalë DJALLI nga shishja, që shqiptarët e mbyllën me tapën një milion votash.
SHËNIM I “DYRRAH”-UT:
Edhe 10 milionë dollarë të tjerë: spitali gjerman!
Autori i investigimit Gjergj Thanasi (çmimi i OSBE-së), pasi kishte dërguar për botim këtë investigim, u konsultua faqja on-line e shoqërisë përmbarimore “Justitia”, me njoftimin e bujshëm (http://www.studio-justitia.
/red. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





