Durrës, 16 korrik 2014 – Problemi kryesor i bankave shqiptare sot janë kreditë e këqia. Vit pas viti, po rritet pesha specifike e portofolit të kredive të këqia, pra atyre kredive që ka pak të ngjarë të paguhen nga kredimarrësi (borxhliu). Në këtë rast bankat nxjerrin në ankand për shitje pronat e kreditorëve të lëna peng në momentin e marrjes së kredisë. Megjithë nxjerrjen e akteve nënligjore në favor të bankave, përsëri shitja në ankand e këtyre pasurive jo vetëm dëmton interesat e borxhlinjve, por shpeshherë është një procedurë e vështirë dhe me probleme për vetë kreditorin (bankën).

Në këtë kuadër, një nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend ka nxjerrë në një njoftim publik për shitje me ankand të kolateralëve, pasurive të patundshme të borxhlinjve durrsakë. Janë gjithsejt 10 prona të paluajtshme të nxjerra në ankand:

Tokë arë me sip. 2 790 m2, në Sallmone Durrës

Tokë arë me sip.2 810 m2, në Sallmone, Durrës

Tokë arë me sip. 3750 m2, në Sallmone, Durrës

Tokë arë me sip. 3 880 m2, në Sallmone, Durrës

Tokë arë me sip. 3 300 m2, në Rromanat, Durrës

Yokë arë me sip. 3 600 m2, në Rromanat, Durrës

Tokë arë me sip. 4170 m2, Vrrinë, Durrës

Tokë arë me sip. 12 600 m2, në Karpen

Tokë arë me sip. 1 000 m2, në Sektor Rinia, Durrës

Garazh me sip. 176 m2, në rr. “Hysen Myshketa” Durrës

Siç shihet, shumica e pronave të dala në ankand janë toka bujqësore, që ka pak të ngjarë të përdoren për qëllime turistike, apo si troje ndërtimi nga Bashkia Durrës. Po kështu investitori blerës i kësaj toke ka pak mundësi ta zhvillojë pasurinë e blerë në krahasim me ato toka, që mund të përdoren për qëllime turistike apo si troje për ndërtim pallatesh, qendrash tregtare etj. në Durrës. Në terminologjinë e bankave të tilla pasuri quhen “White Elephant”, që nënkupton një pasuri me vlerë të madhe në vetvete, por që poseduesi nuk e përdor dot, nuk e shet apo nuk arrin të marrë përfitime materiale nga një pronë e tillë.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/