18 qershor 2014 – Një pomadë për ta bërë mashkullin më të zjarrtë në shtrat. Gjithë meshkujt britanikë që vuajnë nga impotenca dhe pasiviteti, mund të përdorin një krem, i cili gjendet në tregun vendas për të zgjidhur këtë problem.

Kremi i veçantë është krijuar nga Apricus Biosciences dhe tregtohet në Britaninë e Madhe, i cili është i vetmi vend ku ky produkt mund të blihet.

Mjafton vetëm një dozë për të garantuar performancë të mirë seksuale, e cila mund të variojë deri në 30 minuta. Në vitet në vijim pritet që ky produkt të tregtohet edhe në vende të tjera të Europës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/