Kremlini ka nisur ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën edhe pse Shteti Islamik e ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjet masive në kryeqytetin rus.
Mediat shtetërore ruse po raportojnë se shërbimet ruse të sigurisë (FSB) kanë thënë se të dyshuarit që mendohet të jenë të përfshirë në të shtënat në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” po tentonin të kalonin në Ukrainë.
“Pas sulmit terrorist, kriminelët synonin të kalonin kufirin e Federatës Ruse e Ukrainës dhe kishin kontakte me ukrainasit”, citohet të ketë thënë FSB-ja, raporton skynews.
Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë veçmas se gjithsej katër persona u arrestuan pranë kufirit me Ukrainën në rajonin Bryansk.