Pavarësisht temperaturave të larta, sot paradite, në respekt të “Ditës së Detarëve”, shoqata mbarëkombëtare e detarëve “Adrijon”, organizoi disa aktivitete.

Fillimisht anëtarë të shoqatës “Adrijon”, Prefekti i qarkut Durrës, Kapiten i Rangut të I-rë {R} Roland Nasto, Drejtues të Kapitenerisë Durrës,  përfaqësues të  policisë  portuale, marinarë të kompanisë së mjeteve detare “ASHD”, familje detarësh, media durrsake, etj, zhvilluan një lundrim të shkurtër me Rimorkiatorin “Epidamn”, në gjirin e Durrësit.

Gjatë lëtij lundrimi simbolik, Kryetari i shoqatës “Adrijon” i njohu të pranishmit me ditën e 25 qershorit dhe faktin pse kjo datë festohet në gjithë botën nga mbi 1.5 milion detarë.

Ai theksoi se, dita e 25 qershorit, është vendosur nga IMO, si dita ndërkombëtare e detarëve dhe festohet si e tillë që nga viti 2011….Janë detarët ata, që me anijet e tyre, kryejnë rreth 90% të volumit të tregëtisë botërore, duke transportuar mallra, në të katër anët e botës, në mënyrë të sigurt, me efikasitet dhe me një ndikim minimal negativ në mjedis, pa harruar koston e madhe personale dhe familjare. Le të shohim cfarë pajisje, orendi, mallra ushqimore përdoren në familjet e shtëpite  tona,  sende që i prekim në cdo moment, dhe do kuptojmë kontributin e detarëve tane…

Ato mallra kanë erdhur nga vende të tjera përmes sakrificave, vështirësive të detit dhe distancimit nga familjet e tyre për një kohë të gjatë,

Në këtë ditë të shënuar, jo vetëm në mendjet e detarëve apo familjeve të tyre, por mbarë opinionit shqiptar, gjithkush shprehet:

“FALEMINDERIT DETARË’. Ju lumtë!”

Gjithashtu,  Kapiten Gjermeni shprehu mendimin, se “Dita e detarit”,  nuk është vetëm dita e marinarëve dhe familjeve të tyre, por e gjithe popullit shqiptar, si popull bregdetar. Ndaj për festimin e kësaj dite duhet të angazhohet qeveria qendrore e lokale, kompanitë e transportit, pronarët e anijeve, agjencitë detare,  strukturat arësimore detare, të gjitha institucionet detare shtetërore e private, me interesa në det.

Në vijim të aktivitetit, nën bujarinë e pronarit të Restorant “Mediterran”, zotit Eduard Tafa, kryesia e shoqatës “Adrijon”, mbështetur në mendimet e anëtarëve të saj, vlerësoi me “Certifikatë Mirënjohje”, për kontribut të vecantë në transportin detar,  zotërinjtë:

Kapitenë,

Teodor Muka,

Rrok Nikaj,

Enver Gucija,

Detarët,

Xhemal Rruga

Syrja Kapexhiu,

Vlash Kuraja.

si dhe emblemën e guzhinjereve të anijes “Vlora”

Hysen Tafa.

Për disa orë detarët diskutuan, kujtuan, nxorrën mallin  dhe gëzuan së bashku, në këtë ditë të shënuar për ta.

Në fund ata shprehën  mirënjohje dhe falenderim për ndihmën e dhënë nga Drejtuesi i Kompanisë ASHD, zoti Bujar Hoti, Autoriteti Portual Durrës, zotërinjtë Eduard Tafa, Osman Fierza, Elvin Kuraja dhe Vasil Muka.

Shoqata mbarëkombëtare “Adrijon”, do vazhdojë aktivitetin e saj në mbrojtje të të drejtave të detarëve dhe promovimit të vlerave të tyre në shoqërinë shqiptare.

Sh.K.