Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit.

Mbrëmjen e djeshme në Durrës është mbajtur mesha e vigjiljes së Krishtlindjes, e cila u shërbye në kishën e Shën Domenikut nga at Bernard Caruana, famulltari i kësaj kishe.

Në meshën për lindjen e Krishtit merrnin pjesë besimtarë të të gjitha moshave, pasi në këto ditë të vështira prej pandemisë Covid-19, të gjithë kanë nevojë për t’u ndjerë të përmbushur shpirtërisht dhe për të qenë sa më pranë zotit të tyre në këtë ditë të shënuar për kalendarin e besimit katolik.

Ky është viti i dytë që besimtarët festojnë të kufizuar për shkak të pandemisë së Covid-19.