27 dhjetor 2014 – Drejtësia italiane vonon, por nuk mungon. Krenar Kërçuku, 37 vjeç në vitet 2008-2010 u morr me shpërndarje droge.
Pikërisht për shkelje të ligjit për drogat, gjykata e kishte dënuar Kërçukun me 19 muaj burg.
Karabinierët e qytezës së Martinsikuros (Martinsicuro) në Rajonin e Askoli-Picenës e arrestuan të premten më 26 dhjetor 2014. Pas arrestimit, Krenari u dërgua në Burgun e Kastronjos (Castrogno) në qytetin e Teramos.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





