Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin shqiptarë nga Kosova. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Pas kësaj, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka treguar me krenari përmes një postimi në rrjete sociale se mbesa e tij Doruntina Miroci, është njëra nga policet që luftuan mbrëmë në Vjenë me terroristët.

“Krenar për mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.