Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka takuar sekretarin Amerikan të Shtetit Michael Pompeo.
Në një postim në Facebook, Meta ka treguar se ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ka dëgjuar dhe fjalimin e Donald Trump, ndërsa shkruan se është krenar për modelin e shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i jepet lirisë së besimit kudo në botë.
POSTIMI I METËS
Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!





