Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme kampionin botëror të boksit me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.

Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!

Krenar për ty Robin.”, shkruan Meta.

Krasniqi u shpall kampion bote në boks WBA dhe IBO pasi arriti të me nokaut Dominic Boesel pas tre raundesh.