13 maj 2015 – Krenar Keshi, 21 vjec dhe Lorenc Neziri, 20 vjec, që të dy pa leje qëndrimi në Itali u arrestuan nga karabinierët e qytezës së Vila Liternos afër Kazertës për grabitje me dhunë. Ata grabitën një 63 vjecar italian, që po priste të ndizej semafori jeshil. Duke e kërcënuar me thikë i grabitën170 euro. Karabinierët arritën t’i identifikojnë dhe arrestojnë brenda pak orësh dy grabitësit. Pas arrestimit rezultoi se Gjykata e qytetit Torre Annunziata kishte lëshuar një urdhër arresti për ta më 29 mars 2015, po për grabitje me dhunë. Të dy të arrestuarit u dërguan në Burgun Santa Maria Capua Vetere në pritje të gjykimit.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"