Në Francë është koha për të ndjekur “Le Classique”, ndeshjen e famshme të Le Championnat, Marseille – Paris SG, që është pagëzuar kështu për shkak të rivalitetit të egër që kanë këto dy kundërshtarë.
Për shqiptarët kjo përplasje plot sharm e futbollit francez ofron një emocion të veçantë. Në orën 21:00, në çastet e para të këtij takimi, kapiteni legjendar i përfaqësueses kuqezi, si dhe ish-kapiteni i klubit nga Provansa, Lorik Cana, do të shkelmojë topin e parë në “Velodrome”, pikërisht ndaj klubit parizien, që përbën njëherësh edhe ekipin e tij të parë në futbollin profesionist.
Krenari dhe emocione të jazhtëzakonshme për një ikonë të kombëtares, i cili i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në eliminatoren e fundit të “Rusi 2018”, ndaj Italisë në “Loro Boriçi”.





