Krerët e BE-së kanë nisur sot në Bruksel bisedimet dyditore, lidhur me migracionin. Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi samitin si "të bëhet ose të thyhet" për Bashkimin Europian.
Merkel cilësoi se mbrojtja e kufijve është diçka që e bashkon Europën, dhe se emigrantët nuk mund të zgjedhin në cilin vend të kërkojnë azil.
"Mbrojtja e kufijve tanë të jashtëm është diçka që bashkon Europën. Do të flasim për mbrojtjen e kufijve dhe migracionin dytësor. Vendet që marrin shumë refugjatë kanë nevojë për mbështetje, por refugjatët dhe emigrantët nuk mund të zgjedhin në cilin vend ata kërkojnë azil", tha Merkel përpara samitit, shkruan Euronews.
Vendet e Europës Lindore, si dhe Austria dhe Italia, kanë marrë qëndrime më të ashpra mbi migracionin dhe duan që BE të ndalojë ndërhyrjen në punët e tyre të brendshme.
"Çështja kryesore nuk është emigrimi, çështja është demokracia në Europë. Është ajo që njerëzit besojnë", tha kryeministri hungarez Viktor Orban.





