Në një komunikim telefonik për “DurrësLajm”, kreu i Klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka sqaron se nuk është përjashtuar nga Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës së Peshëngritjes.

Shtangisti i njohur bën të ditur se është e vërtetë që ai nuk është lejuar të ndjekë punimet e asamblesë, e cila një nga pikat e rendit të ditës ka pasur edhe shkarkimin e tij.

Sipas Lekës, kjo pikë nuk është marrë në shqyrtim gjatë punimeve të Asamblesë dhe ai vijon të jetë anëtar i saj.
Ndërkohë, po sipas Lekës është shkarkuar presidenti i klubit të Kamzës Dashamir Çajka.

Ky vendim arbitrar vjen pasi presidenti i klubit të Kamzës, Dashamir Çajka, publikoi një foto skandaloze të presidentit Gjoza, i cili i kishte dërguar një mesazh ish-punonjeses së FSHP-së, se çfarë ngjyre i donte të brendshmet.