Kreshnik Spahiu ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” një foto të një të moshuare që është duke lexuar një libër ndërkohë që edhe po punon.

Spahiu ka ironizuar të rinjtë shqiptarë: Ajo shet spinaq dhe s’shet pordhë me Range Rover.

Postimi i plotë:

Për vajzat 20 apo 30 vjeçare kjo grua është e çmendur:
– Ajo lexon libra dhe nuk ka instagram.
– Ajo shet spinaq dhe s’shet pordhë me Range Rover
– Ajo harxhon kohën duke lexuar dhe jo te parukierja.
– Ajo shet në trotuar djersën, jo trupin.
– Ajo punon që mbesat të shkollohen dhe jo pinë hashash
– Ajo ka mendjen e saj të bukur, jo fytyrën prej silikoni.
Jeta e saj ishte një libër dramatik, ku nipat dhe mbesat e saj do grisin faqet për ti mbushur si kaush me fara….
Ajo po ikën nga kjo botë e trishtuar për farën e keqe që mbolli dhe u tha nga pluhrat dhe llumi ku jetojmë….
Ajo po largohet duke përlotur faqet e fundit të një libri që e deshte aq shumë …..
Ajo kujton me dhimbje kohët kur familja mblidhej dhe kushërinjtë festonin së bashku.
Ajo beson tek Zoti, mbesat e saj tek leku.
Ajo sot nuk është e sigurtë nëse fëmijët dhe nipat do kthehen nga Londra, Roma apo Berlini për ta varrosur kur të vdesë apo ata thjesht do hedhin një status në facebook që: “Nana vdiq”
Trishtim për këtë brez që po zhduket.????