Policia greke ka publikuar foton dhe të dhënat për një 19-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vjedhje të rëndë.
I riu është arrestuar mbrëmjen e 27 shkurtit në Nice. Më konkretisht, shqiptari atë natë bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij, hynë në një dyqan duke thyer xhamin e fasadës dhe marrjen e parave.
Rreth 13 raste të thyerjes së dyqaneve në zonën e Agia Varvara janë hetuar deri më tani.
Pas një urdhri përkatës të Prokurorisë Publike të Athinës, bëhet me dije se shqiptari i arrestuar është Marino Zerellari, i lindur në Shqipëri në vitin 2001. Gjithashtu, policia ka zbuluar edhe pamjet e grabitjes së dyqanit të fundit.





