Shkrirja e një kompanie telefonike, dhe qëndrimi në treg i vetëm dy të tillave u shoqërua me rritje të çmimeve.
Këtë e konfirmon dhe kryetari i AKEP në raportimin në komisionin parlamentar.
Në këtë periudhë ka pasur rritje të ankesave. Por opozita dhe kreu i AKEP-it kishin mendime ndryshe mbi përmbajtjen.
Nuk kanë munguar gjobat që kanë ardhur pas ankesave.
Në përfundim deputetët shtuan si problematikë edhe kabllot e internetit që janë të shtrira në lartësi në rrugë.
Për këtë u kërkua bashkëpunim me institucionet e qeverisjes vendore dhe asaj qendrore.