Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, u pyet për afro 2 orë në Prokurorinë e Posaçme. Ai u paraqit në bazë të një thirrje si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimeve që po kryen nga SPAK, teksa në përfundim nuk iu përgjigj interesit të mediave.

Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme nuk konfirmoi për cilën dosje ishte thirrur Gjyli, por burime thanë se ai është pyetur mbi procedura tenderi mbi rrugët. Në Mars të 2024, SPAK arrestoi Ervis Berberin, ish-kreun e ARRSH dhe i ka ende të hapura hetimet mbi këtë çështje.